
Ndonese drejtuesit e Ministrise se Arsimit premtuan se kete vit nuk do te kishte asnje pasaktesi, vonese apo mungese korrektesie ne procesin e shperndarjes se teksteve shkollore, duket se realisht nuk ka ndodhur keshtu
Ne librarite e kontraktuara nga Ministria e Arsimit dhe shkollat qe kane me afer per shperndarjen e librave, nuk kane mberritur as tekstet shkollore, por as faturat tatimore te rimbursimit te tyre. Por pa fature tatimore te shitjes se teksteve shkollore nuk mund te kete rimbursim te kostos se tyre per prinderit.
Rregulli eshte i qarte dhe i prere per te gjithe: subvencionimi ne masen 50 per qind per tekstet shkollore mund te kryhet vetem ne rast se prinderit pas blerjes se librave marrin bashke me ta edhe faturen tatimore te vleres se tyre. Me pas kjo fature dorezohet ne shkolle dhe kryhet rimbursimi i gjysmes se vleres.
Per disa kategori, ky rimbursim do te jete ne masen 100 per qind, si per ata qe kane statusin e jetimit, si dhe tetra e paraplegjiket.
E ndersa Ministria e Arsimit eshte e zene me shtepite botuese, duke i nxitur ato qe te kryejne detyrimin e tyre kontraktual per respektimin e datave te dorezimit te teksteve shkollore, me me nge kjo pune eshte marre nga Drejtoria e Tatimeve. Perfaqesues te saj, jo zyrtarisht, shprehen se librat ende nuk kane arritur ne librari, keshtu qe ka akoma kohe per nxjerrjen e faturave tatimore. Numri i ketyre te fundit eshte mjaft i madh, per te mbuluar kerkesat ne te gjithe vendin.
Nderkohe qe, perfaqesuesit e tatimeve e kalojne kete situate me shprehjen se: jemi duke punuar per t’i bere gati.
Nga ana tjeter, vete librashiteset qe kane mundur te perfitojne kete vit kontratat me Ministrine e Arsimit, por edhe me shtepite botuese, pohojne se edhe kete vit si nje vit me pare, duket se do te ndodhe e njejta gje.
“Prinderit do t’i marrin faturat pasi t’i kene marre librat. Te marrin tekstet nje here, se per kthimin e lekeve ka kohe”, shprehet Lira, librashitese ne nje nga shkollat nentevjeçare ne qender te kryeqytetit. Sipas saj, edhe vjet jo te gjithe prinderit i moren parate e rimbursimit.
Te vetmet qe e kane kryer detyren e tyre ne kohe kane qene shkollat nentevjeçare dhe ato te mesme. Brenda dates 1 gusht, drejtorite e ketyre institucioneve sikunder kane marre edhe udhezimet perkatese, kane afishuar ne dyert e jashtme te shkollave listat me titujt e librave dhe shtepite botuese qe i prodhojne. Kjo perzgjedhje eshte kryer prej tyre ne morine e teksteve alternative.
Vete ministri i Arsimit dhe Shkences, Fatos Beja, pak kohe me pare premtoi se me date 1 gusht te gjitha tekstet shkollore do te ishin gati ne treg. Por, aktualisht, ne nje pjese te madhe te librarive qe do te shesin tekstet shkollore mund te gjesh vetem nje ose disa tituj nga paketa e plote e librave te detyruar.
Aktualisht pritet qe shitja e tyre te filloje me 15 gusht, kur numri i titujve te hedhur ne treg nga shtepite botuese te jete me i madh, ndonese jo i plote. Lidhur me pjesen tjeter, pergjigjja eshte standarde nga te gjitha librashiteset: Po presim shtepite botuese qe t’i sjellin.
Kete vit, ne tregun e librit shkollor per here te pare jane hedhur edhe kater tekste te huaja mesimore, te cilat thjesht jane perkthyer nga variantet e tyre europiane. Keto tekste jane fizika, kimia, biologjia dhe shkenca e tokes. Kjo e fundit eshte nje lende e re qe do te hyje per here te pare kete vit ne kurrikulen e shkollave te mesme.
Kete vit, bordi i miratimit te teksteve shkollore ne Ministrine e Arsimit ka certifikuar 544 alternativa te ndryshme.
Top Channel