South Stream, Rusia dhe Turqia firmosin paktin
06/08/2009 16:35
Rusia dhe Turqia kane nenshkruar sot marreveshjen per ndertimin e gazsjellesit gjigand South Stream.
Lajmin e bejne te ditur agjencite nderkombetare, sipas te cilave marreveshja ne fjale u firmos nga kryeministrat e dy vendeve, Vladimir Putin dhe Tayyp Erdogan.
Marreveshja eshte pershendetur edhe nga kryeministri italian Silvio Berlusconi, mik i ngushte i dy homologeve.
Gazsjellesi qe kalon permes ujerave turke, eshte nje nga zgjidhjet qe kerkon Moska per te shpetuar nga kalimi i gazit permes territorit ukrainas.
Top Channel