Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu ka deklaruar sot se Kosova eshte nje vend ku respektohen lirite dhe te drejtat fetare.

Deklaraten e tij Sejdiu e beri gjate nje takimi me kryetarin e Bashkesise Islame te Bosnje e Hercegovines, Mustafa Ceriq.

“Republika e Kosoves eshte nje shtet qe respekton lirite dhe te drejtat e te gjitha bashkesive fetare”, ka pohuar Sejdiu.

Ndersa Ceric nga ana e tij eshte shprehur i gatshem per te vendosur marredhenie dypaleshe, gje qe eshte mirepritur nga Sejdiu edhe pse BeH nuk e ka njohur ende pavaresine e Kosoves.

Top Channel