Obama, lufte shifrash per popullaritetin

06/08/2009 19:30

Po behet nje lufte e vertete shifrash ne sondazhet qe po kryhen ne Shtetet e Bashkuara per popullaritetin e presidentit Obama, qe vleresohet nga rreth 50%, me nje renie te lehte krahasuar me muajt prill dhe korrik.

Sipas Zogby, presidenti gjithesesi ndodhet siper kuotes psikologjike 50 per qind. Ndersa sipas institutit Utica, shefi i Shtepise se Bardhe mbeshtetet nga 53 per qind e te intervistuarve, 51% prej te cileve e cilesojne “te shkelqyer”.

Nga ana tjeter, 38 per qind ndihen te zhgenjyer nga administrata Obama, por ne radhet e elektoratit te tij besimi mbetet i larte, me 62 per qind qe mendojne se ai po ben nje pune te mire, kundrejt 37% qe pretendojne te kunderten.

Top Channel