Italia, si ish-vendet komuniste

06/08/2009 20:05

Te shtunen, me 8 gusht ministri italian i Puneve te Brendshme, Roberto Maroni do te firmose dekretin ekzekutiv qe do te beje te mundur vigjilimin e territorit edhe nga ana e qytetareve te thjeshte.

Patrulla te perbera maksimumi nga tre vullnetare, te paarmatosur dhe pa automjete, do t’i sinjalizojne forcave te rendit situata ose persona qe mund te vene ne rrezik sigurine e qytetareve.

Kryebashkiaket po mbajne qendrime te ndryshme mbi keto patrulla, qe ne disa qytete, kryesisht ne veri te vendit nuk jane fenomen i ri.

Por nese me pare ato ishin te krijuara gjysmeilegalisht dhe zakonisht kishin ne shenjester emigrantet, tani keto formacione njihen nga ligji.

Vendimi shihet me skepticizem edhe nga disa eksponente te shumices, ndersa Dario Franceschini, sekretar i formacionit te majte, Partia Demokratike, deklaroi se italianet kane te drejte te mbrohen nga forcat e rendit dhe jo nga skuadra qytetaresh qe mbajne kemisha njelloj.

Top Channel