Rasmussen, vizite surprize ne Afganistan
05/08/2009 13:35
Sekretari i ri i pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen po zhvillon nje vizite surprize ne Afganistan, 4 dite pas marrjes se detyres ne krye te organizates.
Lajmin e ka konfirmuar nje zedhenes i kontigjentit te forcave ISAF, togeri Robert Carr.
“Ai ndodhet ketu, po viziton bazat tona dhe me vone do te takohet me kreret ushtarake”, ka deklaruar zedhenesi.
Vizita e Fogh Rasmussen vjen ne nje moment kyc per Afganistanin, qe ndodhet ne prag te zgjedhjeve te 20 gushtit.
Diten e marrjes se detyres ish-kryeministri danez deklaroi se prioriteti i tij numer nje do te jete pikerisht vendosja e paqes ne Afganistan, permes dialogut me lideret e moderuar te talebaneve.
Top Channel