Ekonomia greke eshte ne krize te thelle e cila pritet te zgjase edhe gjate vitit 2010.

Ministri grek i Financave, Janis Papathanasiu pas nje takimi qe pati me kryeministrin Karamanlis per kete ceshtje tha se kriza ka prekur te gjithe sektoret e ekonomise.

Kjo situate e detyron qeverine te marre masa per uljen e deficit te brendshem dhe rritjen e ardhurave.

Per te rritur te ardhurat, qeveria ka vendosur te rrise taksat e duhanit dhe alkoolit.Ndryshime parashikohet te pesoje edhe perllogaritja e tatimit mbi te ardhurat personale,cka pritet te preke shtresen e mesme te shoqerise vendase.

Reforma parashikohet te preke edhe skemat e pensioneve. Ekonomia greke tashme eshte ne faze te nje recesioni te thelle. Renia per kete vit llogaritet te jete me teper se 1.5 %.

Problemet me te medha tashme jane evidentuar ne sektorin e turizmit ku te ardhurat nga ky  sektor, kane pesuar ulje me 18% krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.

Renie e theksuar paraqitet edhe ne sektorin industrial,ku renia shenon 14 % dhe eksportet kane renie me 22%. Qeveria greke tani  ndodhet nen presion e opozites, e cila i kerkon te krijoje politika me sociale dhe investime publike, per te  rritur  qarkullimin e parase ne vend.

Top Channel