Maqedoni, deputetet fillojne pushimet

05/08/2009 11:15

Deputetet e Parlamentit te Maqedonise nisen dje pushimet verore, per te rinisur punen me 17 gusht, kur eshte caktuar edhe mbledhja e ardhshme e Kuvendit.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave ne seancen e re do te trajtohet ligji per Parlamentin, nje nga tre ligjet e kerkuara nga Brukseli ne menyre qe Maqedonia ne vjeshte te vleresohet pozitivisht ne raportin e KE.

Nje tjeter ceshtje e rendesishme qe do te diskutohet do te jete amnistia per luftetaret e UCK-se, e parashtruar nga PDSH, si dhe shtrirja e gjuhes shqipe ne te gjithe territorin e vendit.

Nese nuk kalohen keto ligje, partia e Menduh Thacit ka paralajmeruar se do te bojkotoje institucionet shteterore.

Ndersa persa i perket ligjit per subvencionet shteterore, ai do te hyje ne procedure nga fundi i gushtit, nderkohe qe ai per financimin e partive eshte miratuar tashme.

Komisioneri evropian per Zgjerimin, Oli Rehn gjate vizites se fundit ne Shkup i beri te qarte qeverise maqedonase se ka kohe vetem dy muaj per te miratuar keto ligje ne menyre qe te fitoje percaktimin e dates se fillimit te negociatave per anetaresimin ne BE.

Top Channel