Klinton: Admiroj reformistet ne Iran
05/08/2009 17:05
Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka shprehur admirimin e saj per protestuesit reformiste qe vazhdojne manifestimet kunder zgjedhjes se Ahmedinexhad ne Iran.
Ne nje deklarate te leshuar nga Nairobi i Kenias shefja e diplomacise amerikane ka thene se admiron rezistencen e vazhdueshme te reformisteve ne Iran per te perfituar ndryshimet qe sipas saj populli iranian i meriton.
Deklarata e Klinton nga Kenia ne kuader te turit diplomatik 11 ditor ne Afrike u be pas protestave anti Ahmedinexhad perpara Parlamentit iranian ku u arrestuan 10 manifestues.
Top Channel