Irani nuk konfirmon arrestimin e amerikaneve

05/08/2009 15:00

Ministria e Jashtme iraniane ka deklaruar sot se nuk mund te konfirmoje, por as te mohoje se tre amerikane jane arrestuar pasi kaluan kufirin nga Iraku.

Diten e marte nje zyrtar deklaroi se tre amerikanet po merreshin ne pyetje pasi akuzohen se kane kaluar ilegalisht kufirin.

Por zedhenesi i Ministrise se Jashtme, Hasan Qashqavi deklaroi sot se autoritetet iraniane jane ende duke investiguar lajmin e arrestimit.

Familjet e amerikaneve kane reaguar duke thene se ata duhet te kene humbur gjate vijes ne zonen kufitare, teksa po marshonin ne Kurdistanin iraken.

Nderkohe, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton i ka kerkuar Teheranit qe t’i liroje ata sa me shpejt te jete e mundur.

Top Channel