Dhuna ne Iran, policia vret nje 12 vjecar
05/08/2009 20:45
Viktime e dhunes se ushtruar nga policia ndaj protestuesve anti Ahmadinejad ka mbetur edhe nje femije 12 vjecar.
Lajmi konfirmohet nga faqa e njerit prej kandidateve reformiste per president ne Iran, Mehdi Karrubi ku thuhet se femija kishte marre pjese ne protestat e 30 korrikut bashke me babain e tij.
Femija eshte goditur me shkop gome ne koke nga policia dhe plaga e marre i ka shkaktuar disa dite me pas vdekjen.
Me 30 korrik manifestuesit pro opozitare zhvilluan nje tubim perkujtimor ne varrezat e Beheshte Zahra per te nderuar viktimat e dhunes se ushtruar ndaj tyre ne muajin qershor, fill pas mbylljes se procesit zgjedhor.
Top Channel