
Edhe pse kane mbetur me pak se gjashte muaj nga hyrja ne fuqi e ligjit per ushtrine profesioniste, apo sic quhet tjeter me pagese, te dhenat qe vijne prej Qarkut te Fierit tregojne se as kete forme te re rekrutimi ushtar nuk e perkrahin te rinjte e Fierit, Lushnjes e Mallakastres.
Menyra e te rekrutuarit ushtar gjate viteve te meparshme, si dhe gjendja ku paraqitet sot ushtria shqiptare bene qe te rinjte e Qarkut te Fierit te mos e mbeshtetin ushtrine profesioniste.
Ne Degen e Mobilizimit Ushtarak ne Fier mbetet problem inkuadrimi ne radhet e ushtrise se ushtareve profesionist.
Kjo ndodh edhe per shkak te mungeses se reparteve ushtarake ne territorin e Qarkut te Fierit. Shefi i Qendres se Rekrutimit dhe Mobilizimit Ushtarak ne Fier, nenkolonel Ibrahim Hasani sqaron se tani qe Shqiperia eshte pjese e NATO-s, forces me te madhe ushtarake ne bote, kerkohet qe ushtria te kthehet profesioniste.
“Por, me gjithe pagat e larta te ofruara, si dhe sherbimin e permiresuar per ushtaret e se ardhmes qe duhet thene se jane ushtaret e NATO-s, numri i tyre mbetet i vogel dhe kjo ka ardhur si shkak i mospasjes se asnje reparti ushtarak ne Qarkun e Fierit”, ka shpjeguar nenkolonel Hasani.
Sipas tij, pritet qe fushata sensibilizuese qe do te nise te proklamohet gjate muajve te ardhshem te mund te ndryshoje mendimin e te rinjve te Fierit, qe u eshte kthyer ne bindje aktualisht te qenit te ushtrise shqiptare si geto e pa kushte.
Per sa u perket tregueseve te realizimit te planit te rekrutimeve per sherbimin e detyrueshem ushtarak, shefi i ushtrise per Fierin, eshte shprehur se ky plan eshte realizuar normalisht dhe ka pasur edhe tejkalim te tij ne disa faza.
Deri ne diten e fundit te zbatimit te ketij ligji cdo i ri qe ka mbushur moshen per ushtar do te jete i detyruar te paraqitet dhe ne te kundert do te perballet me sanksionet qe parashikon ligji aktual.
Per kete vit jane zhvilluar dy faza rekrutimi, te cilat do te vijojne edhe me dy fazat e fundit qe perkojne me periudhen shtator-tetor dhe ne fundvit, disa jave para hyrjes ne fuqi te ushtrise profesioniste, e cila eshte parashikuar me ligj qe te nise te zbatohet ne vendin tone ne janar te vitit 2010.
Top Channel