Sudan, shtyhet gjyqi ndaj gazetares

04/08/2009 15:40

Shtyhet per ne 7 shtator gjyqi ndaj gazetares sudaneze e cila rrezikon te gjobitet me nje shume te konsiderueshme dhe me 40 goditje me kamzhik vetem sepse veshi pantallona.

Gjykata ka shtyre procesin per te verifikuar nese Lubna al Hussein, gazetare ne nje prej gazetave me te medha ne Sudan dhe anetare e bordit te komunikimeve te Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Sudan, perfiton ndonje imunitet si pjese e OKB-se ne vend.

Nderkohe qe vete Lubna ka deklaruar se ka dhene doreheqjen nga posti i saj ne perfaqesine e OKB-se deri ne perfundim te procesit gjyqesor.

Gazetarja mund te denohet nga ligji islamik sudanez per mbajtje te pantallonave, veprim ky i quajtur i “padenje per femrat” ne legjislacion.

Top Channel