
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes synojne qe brenda dhjetorit te ketij vitit te arrijne nje akord per programin “Start”.
Gjate nje telefonate mes presidentit rus Dmitri Medvedev dhe atij amerikan, Barak Obama eshte folur per arritjen e nje marreveshjeje te kufizimit te arsenalit berthamor te te dy vendeve brenda muajit dhjetor te ketij viti, ne kuader te traktatit te rinovuar,”Start”.
Sipas njoftimeve presidenti amerikan eshte telefonuar nga ai rus me rastin e 48 vjetorit te lindjes dhe vec ceshtjeve berthamore eshte folur edhe per Gjerogjine, Lindjen e Mesme dhe Iranin.
Nderkohe qe ne lidhje me Iranin megjithese SHBA nuk do t’i dergoje leter urimi Ahmedinexhad ajo do ta njohe ate si president te zgjedhur te iranianeve.
Top Channel