
Shtate persona nga shteti i Karolines se Veriut, te akuzuar se kane komplotuar sulme terroriste ne Izrael dhe Jordani jane shfaqur sot ne gjykate ne nje seance degjimi.
Personat ne fjale, mes te cileve edhe nje kosovar, akuzohen per tentative vrasjeje, rrembimi dhe gjymtimi, por askush prej tyre nuk ka kryer sylme.
Prokuroret e ceshtjes kane deklaruar se lideri i grupit, 39 vjecari Daniel Boyd eshte stervitur ne Afganistan, ku dhe ka luftuar nga viti 1989 ne 1992.
Agjentet federale amerikane kane bere te ditur gjithashtu se jane ne kerkim te nje personi te tete, i cili eshte zhdukur vitin e kaluar ne Pakistan.
Te dhenat ndaj zotit Boyd e akuzojne ate per organizim, stervitje dhe financime te operacioneve terroriste jashte vendit, madje duke rekrutuar edhe dy djemte e tij.
Seanca e sotme u mbajt per te vendosur nese 7 personat do te qendrojne ne burg derisa te nise procesi gjyqesor ndaj tyre.
Gjate seances prokuroret transmetuan nje regjistrim me zerin e Boyd qe i thoshte familjareve te tij se, “myslimanet duhen mbrojtur me cdo kusht”.
Top Channel