
Dje ne oret e mesdites, termometri ka shenuar plot 43 grade nen rrezet e diellit. Nderkohe qe temperaturat mesatare qe jane regjistruar ne hije kane qene 33 grade Celsius.
Instituti i parashikimeve “Meteoalb” ka sqaruar se do te kemi dite me te fresketa se ato te muajit korrik, megjithate edhe gushti do te jete i nxehte dhe do te ndodhemi nen trysnine e rrymave te ngrohta.
Dita e sotme do te jete me vranesira dhe shira ne zonat malore veri–verilindje dhe juglindje, ndersa bregdeti dhe zona e ulet do te dominohen nga kthjellimet.
Diten e merkure dhe te enjte i gjithe territori do te perfshihet nga shirat e dobet dhe afatshkurter, me te konsiderueshem shirat do te jene ne zonat malore.
E premtja largon gradualisht shirat nga territori, duke bere qe edhe ne fundjave te dominojne kthjellimet.
Temperaturat e ajrit do te jene problematike gjate nates dhe ne mengjes, pasi nuk do te pesojne ndryshime, ndersa ne vlerat e mesdites pritet qe te kete renie te temperaturave me 2-3 grade deri te dielen kur nis nje rritje e lehte e tyre.
Temperatura maksimale ne rang vendi, sipas meteorologeve, do te jete 33 grade.
Por, kjo jave do te jete me e fresket se java qe sapo kaluam. Era do te vijoje te fryje e lehte dhe mesatare me shpejtesi deri ne 30 apo 35 km/h dhe per pasoje deti do te kete dallgezim te ulet.
Ditet e para te muajit gusht kane nisur me nje renie te vlerave te temperaturave, me kater deri ne pese grade Celsius.
Por, duke filluar nga e enjtja dhe ditet ne vazhdim, sipas parashikimeve te meteorologeve, pritet qe temperaturat te pesojne nje rritje graduale.
Ne keto kushte, mjeket keshillojne mbajtjen e regjimit, per femijet, nenat shtatzene, te moshuarit, pacientet kronike.
Evitimi i ambienteve te nxehta, konsumi i lengjeve, veshja e lehte dhe ushqimi i ekuilibruar dhe i pasur me vitamina e proteina, jane doza me e mire e qetesimit dhe e mbrojtjes nga vapa apo virozat e stines.
Top Channel