Kryetari i Komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi, i shoqeruar nga drejtori per Mbrojtje dhe Shpetim, Ylber Durmishi, jane kthyer nga nje vizite qe kane zhvilluar ne Komunen e Bajram Pashes ne Stamboll te Turqise, ku jane pritur nga kryetari i kesaj komune, Hysein Byrge.

Pervec Stambollit delegacioni nga Komuna e Mitrovices ka qendruar per disa dite edhe ne Komunen e Inegolit, me te cilen eshte e binjakezuar. Atje ansambli i kengeve dhe valleve “Rexhep Mitrovica” ka perfaqesuar Kosoven ne nje festival nderkombetar te muzikes popullore.

Pervec Stambollit dhe Inegolit, kryetari Rexhepi ka bere nje vizite edhe ne qytetin Bursa, ku eshte pritur nga kryetari Rexhep Altepe.

Top Channel