Ideja per kembimin e territoreve Kosove-Serbi eshte komentuar nga faktori politik shqiptar ne Maqedoni, i cili e ka kundershtuar hapur kete ide.

“Kembimi i territoreve i krijon pozicion te favorshem politikes se Beogradit para nderkombetareve, per ta cilesuar ceshtjen e Kosoves si te pazgjidhur”, ka deklaruar deputeti i BDK, Hysni Shaqiri.

Sipas tij, nje politike e tille favorizon vetem Serbine, e cila ne kete menyre do te zgjeroje territorin e saj.

“Nese ndodh kembimi i territoreve, kjo do te thote te kembejme territore ne favor te te tjereve dhe jo tonen”, ka shtuar Shaqiri.

Partia e tij ka kerkuar se fundmi federalizimin e Maqedonise dhe ka paralajmeruar protesta per diskriminimin shteteror qe u behet shqiptareve.

Top Channel