Kosto e gripit, 10 milion euro

04/08/2009 15:30

Mjeket infeksioniste kane paralajmeruar se duke nisur nga muaji shtator do te kemi nje rritje te numrit te personave qe mund te preken nga virusi i gripit A H1N1.

Por ndersa numri i te prekurve po shenon rritje, duket se masat e marra nga institucionet jane te vaketa.

Specialistet infeksioniste,parashikojne se per te perballuar nje pandemi te mundshme ne Shqiperi do te duheshin rreth miliona euro.

Deri me tani mesohet se Shqiperia ka porositur vetem 300 mije vaksina, te cilat do te shkojne per vaksinimin e 10 % te popullsise.

Kosto e bleres se tyre eshte afreisht 5 milion euro. Sipas perfaqesuesve te organizates boterore te shendetesise parashikohet qe 1 ne 4 persona te preken nga ky virus ose 20-25 perqind e popullise.

Ne rast te nje pandemie ne Shqiperi kosto do te kapercente mbi 10 milion euro vetem per blerjen e vaksinave.

Para, te cilat, duket se Ministria e Shendetesise nuk i ka. Te konktuar me telefon perfaqesuesit e Ministrise se Shendetesise nuk kane pranuar te japin asnje sqarim, mbi koston financiare por edhe mbi masat qe priten te merren.

Deri me tani mesohet vetem se Shqiperia ka porositur 300 mije vaksina, te cilat do te shkojne per vaksinimin e 10 % te popullsise.

Sipas Ministrise se Shendetesise sot ne vend ka nje stok prej 5 mije dozash tamiflu dhe pritet te porositen edhe 10 mije te tjera. Rastet e prekura nga ky virus jane trajtuar ne shtepi dhe jo ne spital, ku ka mungesa te theksuara edhe ne shtreter.

Sipas perfaqesuesve te Organizates Boterore te Shendetesise parashikohet qe 1 ne 4 persona te preken nga ky virus, i cili deri me tani ne vendin tone eshte shfaqur i formes se lehte dhe mesatare.

Top Channel