
Bill Clinton arriti ne Penian sot me misionin per te negociuar lirimin e dy gazetareve amerikane qe po mbahen ne nje regjim te ashper burgimi ne vendin komunist qe prej muajit mars.
Clinton i ka percuar liderit koreano-verior Kim Jong Il nje mesazh nga presidenti amerikan Barack Obama, ka bere te ditur agjencia shteterore koreane “KCNA”.
“Kim dhe Clinton paten nje bisede te shteruar qe perfshiu edhe shkembimin e pikepamjeve mbi ceshtje me interes te perbashket”, shkruan “KCNA”.
Por lajmi eshte hedhur poshte nga zedhenesi i Shtepise se Bardhe, Robert Gibbs, i cili ka saktesuar se ish-presidenti nuk ka percejlle asnje mesazh te kreut te shtetit.
Edhe me heret gjate dites Gibbs theksoi se Clinton po zhvillon nje vizite private dhe nuk ka ne axhende asnje mesazh nga administrata Obama.
Top Channel