Demtohet ura me derrase

04/08/2009 15:00

Fshati Rrjolle, zone turistike prane plazhit  te Velipojes, rrezikon te mbetet  i izoluar per  shkak te amortizmit  te ures modeste prej derrase.

Ajo eshte  ndertuar nga vete  banoret me mjete primitive  4 vjet me pare dhe eshte e vetmja rruge kalimi per ta.

Ura e gjate prej 300 meter dhe me pak se nje meter e gjere  ka pesuar carje te shumta te derrasave dhe rreshkitje te bazamentit duke bere shume te veshtire kalimin mbi te.

Per banoret ura  eshte thuasje e pakalueshme dhe shume  e rrezikshme. Ata kerkojne ndertimin e nje ure te re.

Aktualisht transporti i ushqimeve dhe njerezeve behet me  varka nga njera ane e bregut per ne tjetren pasi kjo eshte rruga e vetenm per t’u lidhur me Velipojen.

Fshati Rrjoll eshte zona turistike me shume perspektive pasi prane kesaj zone pritet te kaloje nje pjese e segmentit rrugor te  koridorit Veri-Jug.

Top Channel