Sekretari i ri i pergjithshem i NATO-s, Ander Fogh Rasmussen ka deklaruar se deshiron ta reduktoje ndjeshem numrin e trupave te KFOR-it ne Kosove.

“Per Kosoven qellimi im eshte i qarte, deri ne fund te mandatit tim dua ta shoh KFOR-in te reduktuar ne nje force te vogel te reagimit te shpejte”, ka pohuar Rasmussen.

Kete deklarate Rasmussen e beri me rastin e marrjes se detyres, ku nder te tjera theksoi se prioriteti i tij numer nje eshte negocimi me guerrilasit talebane ne Afganistan.

Top Channel