Perfaqesuesit politike te Lugines se Presheves e kane lene te hapur opsionin e bashkimit me Republiken e Kosoves, ne rast se bashkesia nderkombetare do te ndryshoje qendrim ndaj saj.

Kryetari i komunes se Bujanocit, Shaip Kamberi ka deklaruar se, ne rast se faktori nderkombetar ndryshon qendrim, Lugina e Presheves do te riaktivizoje referendumin e vitit 1992, qe parashikon bashkimin me Kosoven.

Deklarata ne fjale vjen pas asaj te ligjvenesit amerikan Dana Rohrabacher, per shkembim territoresh mes Kosoves dhe Serbise, me qellim vendosjen e stabilitetit ne Ballkan.

Por ky opsion eshte kundershtuar nga sekretari i shtetit ne Ministrine Serbe per Kosoven, Oliver Ivanovic, i cili ka deklaruar se nuk ekzistojne kushtet as kushtetuese dhe as politike per nje zgjidhje te tille.

Top Channel