Ish i derguari i BE-se per Kosoven, ambasadori Wolfgang Petrich ka deklaruar ne nje interviste per BBC, se shqiptaret, por edhe serbet duhet te mesojne se si ta pranojne diversitetin ne shoqerite e tyre.

Petrich ka theksuar se ideja e shkembimit te territoreve mes Kosoves dhe Serbise nuk eshte nje zgjidhje ne kohen e integrimeve evropiane.

Sipas tij, kjo ide ndoshta mund te nxiste nje dialog me te gjere rajonal, me perfshirjen e politikaneve dhe perfaqesuesve te shoqerise civile ne Luginen e Presheves dhe ne Mitrovice.

“Nuk besoj se kjo eshte nje zgjidhje. Kjo eshte nje ide qe i takon shekullit XX, kur eshte folur per shkembim popullatash. Por sot kjo nuk funksionon. Ne nje Evrope te bashkuar dhe te integruar duhet te ecet drejt pranimit te diversitetit. Kjo eshte me e rendesishmja dhe kjo eshte ajo qe shqiptaret e Kosoves duhet ta mesojne dhe gjithashtu edhe serbet. Ne te kunderten, Evropa nuk mund te ndertohet”, ka deklaruar Petrich.

Top Channel