Kryetarja e KQZ-se ne Kosove, Nesrin Lushta ka deklaruar se ky institucion eshte plotesisht ne gjendje te administroje procesin e zgjedhjeve lokale te 15 nentorit.

Lushta ka hedhur poshte pretendimet e partive te opozites, se mungesa e vezhguesve te OSBE-se le vend per manipulime.

“KQZ me tere kapacitetet e veta eshte i pergatitur te organizoje zgjedhje te suksesshme. Shqetesimet e partive politike nuk qendrojne”, ka deklaruar Lushta.

Kryetarja e KQZ ka shtuar me tej se eshte ne pritje te nje pergjigjeje nga Komisioni Evropian, te cilit i ka kerkuar te monitoroje zgjedhjet.

Top Channel