Greqi, ende jashte kontrollit flaket ne Peloponez

03/08/2009 11:45

Brigadat e zjarrfikesve greke vazhduan perpjekjet gjate nates se kaluar dhe arriten te shuajne zjarret ne nje zone te veshtire te Kavalles, ne pjesen veriore te Greqise.

Nderkohe, flaket e zjarreve ne gadishullin e Peloponezit nuk jane vene plotesisht nen kontroll.

Agjencia e Mbrojtjes Civile rriti ne nivelin maksimal alarmin e saj kunder zjarreve ne disa pjese te vendit, perfshi edhe kryeqytetin Athine,  per shkak te temperaturave te larta deri ne 35 grade Celcius, kushteve te thatesires dhe ererave te forta.

Top Channel