Deklaratat e Berishes, reagon PS-ja

03/08/2009 21:00

Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave te kryeministrit Sali Berisha ne Dhermi, ku vijoi ironine me kreun e PS-se, Edi Rama, pas shpalljes se rezultatit te zgjedhjeve.

“Zgjedhjet e vjedhura nuk legalizohen. Sepse populli nuk jeton per te mbajtur ne kurriz nje oborr te korruptuarish qe duan te korruptojne cdo gje dhe te mbreterojne sikur asgje nuk ka ndodhur. PS nuk eshte ne ankand dhe Sali Berisha nuk do mund kurre ta bleje opoziten reale dhe as te vendose kryetarin e PS-se”, eshte shprehur Elisa Spiropali.

“Ne nuk e pranojme rezultatin e zgjedhjeve dhe do te pranojme gjithcka per t’i dhene popullit perfaqesimin e merituar ne te gjitha rruget demokratike ne kete beteje mes dy botesh. Fitorja e Sali Berishes do te jete disfata e tij”, theksoi ajo.

Top Channel