Zgjedhjet, ORA vlereson vendimin e KQZ

01/08/2009 16:05

Partia reformiste ORA e ka mirepritur vendimin e KQZ-se per te shqyrtuar koston e vendosjes se kamerave ne qendrat e votimit ne zgjedhjet e 15 nentorit.

“Ky vendim merret si rrjedhoje e kerkeses se partive opozitare, prandaj ne e pershendesim”, ka deklaruar nenkryetari i ORA-s, Besnik Krajku.

Ai eshte shprehur se kjo eshte e para here qe perfillet nje kerkese e opozites, e cila paraqet nje perparim ne jeten politike pluraliste kosovare.

“Venia e kamerave do te beje qe te kete transparence ne zgjedhje”, ka theksuar Krajku ne nje konference per shtyp.

Top Channel