Nje krokodil ia beh papritur e pakujtuar ne bordin e nje avioni, duke shkaktuar panik mes pasagjereve.

Britma dhe tmerr per shkak te nje baby-krokodil, i gjate 20 centimetra.

Vetem nderhyrja e ekuipazhit beri qe ne bord te rikthehej qetesia. Me t’u kapur kafsha u transportua ne kopshtin zoologjik te Giza-s ne Egjypt.

Kafsha sigurisht qe nuk u ngjit vete ne bord. Dikush duhet ta kete fshehur ne bagazhe. Te gjithe pasagjeret u pyeten, por askush nuk e mori persiper ‘fajin’.

Nuk eshte rasti i pare qe ndodh dicka e tille. Ne gusht te vitit 2007, u gjeten 250 mije krokodile te vegjel, gjarperinj te sapolindur dhe kameleone, qe nje saudite tentoi t’i fuste ne Egjypt.

Top Channel