Ka kaluar me shume se nje vit qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves dhe shteti i ri ende nuk ka percaktuar fizikisht kufijte me asnjerin nga shtetet fqinje.

Perfaqesuesit e institucioneve kosovare thone se jane ne kontakt me shtetet fqinje, pervec Serbise, per te punuar ne lidhje me kete çeshtje.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, pohon se autoritetet jane ne perfundim te percaktimit te vijave definitive kufitare me Maqedonine, ndersa lidhur me Malin e Zi, zoti Krasniqi shpreh bindjen se bisedimet do te fillojne se shpejti.

Por, problem ne kete drejtim, sipas tij, do te paraqese kufiri me Serbine.

“Kosova i ka kufijte e vet, por keta kufij duhet te ratifikohen, duhet te rishikohen dhe te behet nje saktesim i kesaj hapesire te Kosoves. Ndoshta kjo mund te jete nje nga arsyet pse Kosova ende nuk eshte anetare e OKB-se”, ka pohuar Krasniqi.

Top Channel