Sekretari i pergjithshem i Konferences Islamike, Ekmeledin Ihsanoglu ka deklaruar se Prishtina zyrtare duhet te ushtroje nje politike me te forte per te ngritur marredhenie me vendet e kesaj organizate, ne menyre qe ato te njohin pavaresine e Kosoves.

Sipas Ihsanoglu, shume vende anetare te Konferences kane medyshje mbi legjitimitetin e shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe druhen se njohja e saj mund te jete e demshme per ceshtje te brendshme.

Por nga ana tjeter, ata e kane te qarte qe Kosova nuk eshte pjese e Serbise dhe duhet te binden qe te ndermarrin hapin e njohjes se shtetit te ri.

“Ajo qe dua te them eshte se shteti i Kosoves dhe perfaqesuesit e tij duhet te punojne per menjanimin e ketyre medyshjeve te shteteve islamike dhe te kene nje politike me aktive per t’i bindur ato te njohin pavaresine”, ka pohuar Ihsanoglu.

Top Channel