Venezuele, ligj per ndeshkimin e gazetareve

31/07/2009 13:15

Nje ligj i forte per mediat, ne baze te te cilit gazetaret mund te burgosen nese publikojne materiale “te demshme”, eshte propozuar ne Venezuele.

Gazetaret mund te perballen me 4 vjet burg nese materialet e publikuara cenojne stabilitetin e vendit.

Prokurorja Luisa Ortega Diaz, qe ka propozuar ndryshimin e ligjit, ka deklaruar se, “eshte e nevojshme te rregullohet liria e shprehjes pa e demtuar ate”.

Levizja ne fjale vjen ne nje moment kur tensionet mbi mediat private ne Venezuele jane shtuar.

Ne baze te projektligjit, gazetaret dhe mediat qe publikojne informacione te rreme dhe qe synojne te krijojne panik do te ndeshkohen me burg.

Mediat nderkombetare komentojne se ligji ne fjale do te jete shume kontrovers nese do te kaloje ne Parlament ne formen e tij aktuale.

Top Channel