Nje anetar shqiptar i forcave speciale te Ministrise se Brendshme maqedonase eshte rrahur brutalisht nga nje grup personash me kombesi maqedonase ne qytetin e Struges.

Agjenti Genci Bekteshi ka denoncuar sot ne media dhunen e ushtruar ndaj tij nga 4-5 persona, te cilet e kane goditur edhe me mjete te forta.

“U thashe se jam pjesetar i forcave speciale, por ata me goditen edhe me fort. Ishin 4-5 veta, nga te cilet njoha dy vellezer maqedonas qe konsiderohen si persona problematike ne Struge”, ka deklaruar Bekteshi.

Ai ka theksuar se agresoret, pervec se i kane gjuajtur me grushte e shkelma, e kane goditur edhe me shufra hekuri.

Ka qene nderhyrja e qytetareve te tjere qe ka penguar rrahjen e metejshme te agjentit, qe edhe pse anetar i forcave speciale nuk ka mundur te reagoje.

Nderkohe, agresoret jane identifikuar nga policia dhe jane shoqeruar nga kjo e fundit ne komisariat.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta