Proteste e gay-ve ne Itali

31/07/2009 15:10

Nje prej reagimeve te para ne Itali ndaj nismes ligjore te qeverise shqiptare per lejimin e marteses mes sekseve te njejta, eshte ajo e shoqates Arcigay.

Ne nje komunikate shqypi kryetari i kesaj shoqate, Aurelio Mancuso, deklaron se nje tjeter vend europian, Shqiperia, po i tregon Italise se ç’do te thote  zhvillim ne fushen e te drejtave civile dhe sociale.

Ai gjen rastin per te kritikuar ashper politiken, e majte dhe te djathte, italien e cila nuk eshte ne gjendje as te diskutoje  per keto tema.

Kryetari i Arcigay ben nje propozim, qe tingellon si provokim. Duke kujtuar kohen kur shqiptaret mberrinin ne Itali me mjete lundrimi nga me te ndryshmet me shpresen e nje jete me te mire, Aurelio Mancuso thote qe organizata e drejtuar prej tij do te organizoje udhetime me peshkarexha qe do te kapercejne Adriatikun ne drejtim te kundert, per te cuar ne Shqiperi homoseksualet qe atje mund te jetojne lirisht lidhjet e tyre.

Top Channel