
Greqia ka vendosur te vaksinoje gjithe popullsine e saj per te perballuar gripin e derrave.
Ky ka qene edhe vendimi i sotem i komisonit qeveritar qe eshte zhvilluar nen kryesine e vete kryeministrit Karamanlis ku edhe eshte aprovuar Plani Kombetar i Veprimit.
Sipas vendimit te qeverise do te vaksinohet pa perjashtim gjithe popullsia greke duke perfshire edhe emigrantet e paligjshem qe ndodhen ne Greqi.
Greqia eshte nga vendet e para qe do te furnizohet me vaksina ne mesin e muajit shtator, por vaksinimi do te filloje kur ky medikament te marre aprovimin e organeve shendetsore te BE.
Gjithe shpenzimet do te mbulohen nga shteti grek, ndersa numri i pergjithshem i dozave arrin ne 24 milione.
Edhe njehere ministri grek ka theksuar se ekziston nje pasiguri shkencore per perballimin e gripit H1N1 dhe sipas skenareve me negative mund te infektohet nga ky virus 30 deri 40% e gjithe popullsise.
Top Channel