Clinton: Kroacia e Sllovenia te zgjidhin kontestin
31/07/2009 10:50
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka shprehur shpresen e saj se Sllovenia dhe Kroacia do te arrijne nje marreveshje per zgjidhjen e kontestit te kufirit.
Bindjet e saj shefja e diplomacise amerikane i beri publike pas nje takimi te zhvilluar ne Uashington me homologun slloven Samuel Zbogar.
Ceshtja e kontestit te kufirit pritet te diskutohet neser mes kryeministrit slloven Borut Pahor dhe kryetares se qeverise kroate Jadranka Kosor.
Qe pas shpalljes se pavaresise ne vitin 1991, Sllovenia dhe Kroacia nuk kane arritur te zgjidhin mosmarreveshjet lidhur me kufirin prane gjirit te Piranit, ne Adriatik.
Kjo gje ka bere qe te bllokohen bisedimet per anetaresimin e Kroacise ne Bashkimin Evropian.
Top Channel