Austria e ka mbeshtetur Kosoven ne shpalljen e pavaresise, ne anetaresimin e saj ne FMN dhe BB dhe tani eshte e gatshme te beje investime ne kete vend.

Ky qendrim i eshte bere i ditur ministrit kosovar te Financave Ahmet Shala nga ambasadori austriak ne Prishtine, Valter Maria Stojan.

Shala e ka njohur me progreset qe sipas tij qeveria e Kosoves ka arritur ne fushen e ekonomise, duke e informuar ate edhe per kushtet e favorshme per investime.

Nga ana tjeter, diplomati austriak ka shprehur mbeshtetjen e Vjenes zyrtare edhe ne proceset e ardhshme integruese te Kosoves.

Top Channel