Qeni Muffy gjendet pas 9 vjetesh

30/07/2009 12:20

Nje fund i lumtur si neper filma. Thone se shpresa vdes e fundit.

Nje familje nga Brisbane ne Australi, nuk e mendonte se do rigjente qenin e zhdukur prej 9 vjetesh.

Qeni Muffy u gjet dy mije kilometra larg shtepise dhe gezimi dhe emocioni ka perfshire gjithe anetaret e familjes.

Muffy ka jetuar dy vitet e fundit e braktisur ne nje lendine prane nje shtepie ne Melbourne. Se si ka mberritur aty eshte nje mister. Qeni u gjet nga disa veterinere, te cilet po hetonin rastin e nje keqtrajtimi kafshesh.

Qeni nuk eshte ne kushte te mira, eshte i dobet, plot me semundje lekure. Fati e desh qe familja t’i kishte vendosur nje microchip ndaj gjetja e tij u be me e lehte.

Top Channel