Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci ka pritur sot ne nje takim ne Prishtine nje grup deputetesh nga Jordania, Egjipti dhe Iraku, me te cilet ka diskutuar per zhvillimet e fundit ne vend.

Gjate takimit Kuci i ka njohur bashkebiseduesit me punen e qeverise se Prishtines ne konsolidimin e shtetit, si dhe ka theksuar se njohja e Kosoves nuk demton asnje vend.

“Njohja e Kosoves nuk demton askend, perkundrazi i kontribuon paqes dhe stabilitetit ne rajon dhe ne bote”, ka deklaruar Kuci.

Ndersa zyrtaret e huaj, nga ana e tyre jane shprehur se do te angazhohen per te nxitur qeverite e vendeve te tyre qe te njohin sa me shpejt shtetin e Kosoves.

Top Channel