Guantanamo, gjykata kerkon lirimin e te riut

30/07/2009 18:30

Nje gjykatese amerikane ka urdheruar lirimin e nje prej te denuareve me te rinj ne moshe ne qendren e burgimit te Guantanamos, ne Kube.

Gjykatesja Ellen August ka kerkuar qe Mohammed Jawad te lirohet nga fundi i muajit te ardhshem.

Nese do te lirohet, Jawad do te kthehet ne shtepi, por prokuroret amerikane thone se nuk kane vendosur ende nese do te ngrene nje ceshtje kriminale ndaj tij.

Jawad akuzohet per plagosjen e dy ushtareve amerikane dhe te perkthyesit te tyre pasi hodhi nje granate brenda makines se tyre.

Sipas avokateve te tij, ai ishte 12 vjec kur u arrestua ne vitin 2002 ne Afganistan, ndersa Pentagoni pretendon se ishte 17.

Ai ndodhet ne kampin e burgimit prej 6 vjetesh e gjysme. Avokati i tij, Jonathan Hafetz deklaroi per BBC se eshte optimist per lirimin e klientit.

Top Channel