Delegacion arab: Sensibilizim per Kosoven

30/07/2009 13:10

Grupi i deputeteve, akademikeve arabe theksuan edhe njehere sot se do te angazhohen per sensibilizimin e opinionit ne vendet e tyre dhe ne rajon qe te njohin pavaresine e Kosoves.

Ata shprehen bindjen se popujt e vendeve arabe e perkrahin pavaresine e Kosoves, pavaresisht qendrimit qe mund te kene qeverite e ketyre vendeve, ben te ditur RTK.

Delegacioni i deputeteve, akademikeve dhe perfaqesuesve te shoqerise civile nga vendet arabe tha se do te shtojne kontaktet dhe do te thellojne komunikimet nderparlamentare ne vendet arabe, me qellim qe te parlamentet e atyre vendeve te shqyrtojne dhe te njohin pavaresine e Kosoves.

Top Channel