Afghanistan, talebanet: Mos votoni!

30/07/2009 11:55

Levizja talebane i ka drejtuar nje apel afganeve qe te bojkotojne zgjedhjet presidenciale te 20 gushtit dhe u ka kerkuar qe te derdhin gjakun per clirimin e tokes se tyre te pushtuar.

Ne nje komunikate te shperndare nga levizja e rebeleve islamike lexohet se “per te marre nje pavaresi te vertete ne vend qe te mblidhen ne qendra elektorale te rreme, duhet te shkojne ne llogoren e xhihadit dhe te lirojne vendin nga pushtuesit”.

“Te gjitha afganet duhet te bojkotojne kete proces amerikan te rreme”, kane deklaruar talebanet ne lidhje me zgjedhjet.

“Pjesemarrja ne votime do te thote te mbeshtesesh pushtuesit duke u dhene ne kete menyre legjitimitet per pushtimin e tyre”, vijon deklarata e shperndare ne internet.

Top Channel