
Nenkryetarja e Keshillit Kombetar Serb, Rada Trajkovic ka deklaruar se decentralizimi per serbet e Kosoves nuk mund te kushtezohet me pjesemarrjen e tyre ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit.
“Mendoj se per decentralizimin nuk mund te kete kushte. Ne duhet ta fitojme ate dhe Zyra Civile Nderkombetare duhet te jete e pergatitur per kete projekt. Per fat te keq, ne nuk kemi kushte per zgjedhje”, ka pohuar Trajkovic.
Ajo ka theksuar se komunat e reja serbe nuk kane as infrastrukture institucionale dhe se ne kete menyre ato nuk mund te pranojne strukturat e policise dhe te drejtesise, ngritja e te cilave parashikohet ne planin “Ahtisari”.
Me tej Trajkovic ka kritikuar komunitetin nderkombetar dhe institucionet e Kosoves, te cilat sipas saj, nuk kane urbanizuar zonat rurale.
Top Channel