
Lajmi per arrestimin e Hysen Sherifit i dyshuar per terrorizem nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, me origjine nga Kosova, ka shokuar familjen e tij ne Kosove.
Sipas dyshimeve te hetuesve ne SHBA kosovari, 24 vjec, po planifikonte sulme terroriste edhe ne vendlindjen e tij, ne Kosove, bashke me 6 persona te tjere te cilet jane arrestuar te henen nga policia amerikane, ne Karolinen Veriore. Gjyshi i te akuzuarit thote nipi i tij, nuk ka treguar asnjehere as nje shenje te dyshimte. Dhe sipas tij, vetem mund te jete ndikuar nga ndonje grup.
“Eshte dicka e pabesueshme. Nuk besoj se eshte nje prej tyre, por dikush e ka mashtruar”, eshte shprehur gjyshi i te akuzuarit, Baki Sherifi. Sipas tij, te vetmet shenja ndryshimi tek nipi kane qene aktivitetet e tij fetare, i cili me heret nuk i kishte perfillur. Ne baze te informatave te fqinjeve te familjes Sherifi, ata perjashtojne cdo mundesi qe Hysen Sherifi te jete implikuar ne ndonje grup terrorist. “Ishte nje njeri shume i sjellshem dhe ne familjen e tij jane njerez shume te mire”, theksoi fqinji i tyre, Hakim Rasimi.
Behet e ditur se, 24-vjecari eshte i martuar ne Kosove dhe bashkeshortja e tij e cila eshte edhe shtatzene, eshte ne pritje te pajisjes se dokumentacionit amerikan per te vajtur tek ai ne SHBA. Nderkohe thuhet se, ai kishte planifikuar qe me 2 gusht te vije ne vendlindje pasi, ne kete date ka dhe ditelindjen. Familja Sherifi eshte nje nga familjet me te vjetra ne qytetin e Gjilanit, e cila dhe njihet nje nga familjet me ta ndershme.
Top Channel