Maqedoni, UCK kercenon me veprime radikale

29/07/2009 12:30

Ish-luftetaret e UCK-se ne Maqedoni kane kercenuar se do te dalin ne protesta masive nese qeveria nuk ploteson kerkesat e tyre.

“Nuk na ka mbetur rruge tjeter pervecse te dalim ne protesta radikale, sikurse bene ish-luftetaret e UCK-se ne Kosove, qe sulmuan seline e qeverise”, ka deklaruar nje ish-luftetar.

Ai ka theksuar se veteranet e UCK-se nuk do te terhiqen derisa te plotesohen te drejtat qe “u takojne”.

Me tej ish-luftetari ka akuzuar partine shqiptare ne pushtet, BDI se gjate nje viti ne qeveri nuk ka bere asgje per implementimin e ligjit per perkujdesje institucionale per familjet e deshmoreve.

Top Channel