Partia Demokratike Shqiptare eshte gati te braktise Parlamentin, nese kerkesa e saj per zyrtarizimin e gjuhes shqipe nuk do te hyje ne rend te dites ne seancat e ardhshme.

Paralajmerimi eshte bere nga kryetari i grupit parlamentar te PDSH-se, Imer Aliu, i cili per kete ceshtje do te takohet me kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski.

“Kryeministri Gruevski, i gjendur para presionit te KE per mos implementimin e Marreveshjes se Ohrit, po shfrytezon krijesat e tij politike sic eshte Demokracia e Re, qe permes amendamenteve te saj te diskretitoje te drejten e perdorimit te gjuhes shqipe ne Parlament”, ka deklaruar Aliu.

Ai ka theksuar se Parlamenti i Maqedonise eshte shnderruar ne nje institucion ku shkaterrohen te drejtat e shqiptareve dhe ku nuk merren parasysh iniciativat e tyre.

Top Channel