Mali i Zi, 40 ushtare shtese ne Afganistan
29/07/2009 12:35
Mali i Zi do te rrise kontributin e tij ne misionet ushtarake nderkombetare duke derguar 40 ushtare shtese ne Afganistan.
Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave vendimi ne fjale eshte miratuar ne Parlament me shumice votash.
Sipas burimeve, pervec kontributit ne Afganistan, Mali i Zi do te kontribuoje ne menyre modeste edhe me 5 ushtare ne Liberi dhe Somali.
Podgorica zyrtare e ka cilesuar vendimin ne fjale si teper te rendesishem per politiken e jashtme te vendit, i cili synon te anetaresohet sa me shpejt ne NATO.
Top Channel