Misioni evropian per zbatimin e rendit dhe ligjit ne Kosove, EULEX po pergatit dosjet e 200 ceshtjeve te marra nga UNMIK-u, te cilat do te trajtohen se shpejti ne gjykate.

Lajmin e ka bere te ditur kryetarja e gjykatesve te EULEX, Maria Giuliana Civinini, e cila ka theksuar se shumica e ceshtjeve kane te bejne me krime lufte, krim te organizuar, terrorizem dhe raste te tjera.

“Ne kemi pranuar 200 ceshtje nga UNMIK. Ndoshta numri nuk eshte shume befasues, por duhet te kihet parasysh se keto ceshtje jane nga me te rendesishmet e viteve te fundit”, ka pohuar Civinini.

Ajo ka shtuar me tej se ndryshe nga UNMIK, misioni EULEX eshte pjese e sistemit gjyqesor te Kosoves dhe bashkepunon ngushte me institucionet lokale.

Top Channel