Lideri i AAK-se, Ramush Haradinaj ka vijuar me kritikat e tij ndaj qeverise se Kosoves, duke theksuar se ajo po punon pa vizion dhe pa nje plan qeverises.

Sipas Haradinajt, edhe fakti qe Kosova nuk u perfshi ne procesin e heqjes se regjimit te vizave eshte mangesi e ekzekutivit te drejtuar nga kryeministri Hashim Thaci.

“Qeveria po funksionon pa nje plan qeverises dhe kjo ndikon negativisht ndaj interesave te qytetareve te Kosoves, e cila nuk ka avancuar gjate kesaj periudhe”, ka deklaruar Haradinaj.

Komentet e tij kreu i AAK-se i beri gjate nje debati me qytetaret e Vitise, te cilet punojne ne shtetet e Evropes perendimore.

Top Channel