Kuvendi i Maqedonise ka miratuar sot unanimisht projektligjin per ndryshimin dhe zbatimin e ligjit per financimin e partive.

Lajmin e bejne te ditur agjencite maqedonase, sipas te cilave ligji ne fjale eshte nje nga kushtet kryesore per afrimin e vendit me Bashkimin Evropian.

Sipas burimeve, votimi i sotem u parapri nga marreveshja e javes se kaluar mes lidereve te partive VMRO-DPMNE, LSDM-se, BDI-se dhe DR-se per mbeshtetjen e ketij ligji.

Ai duhet te mundesoje nje kontroll dhe transparence me te madhe ne financimin e partive.

Top Channel